Alarm te Kombëtarja para “finaleve” të nëntorit, kuqezinjtë të sakatuar. Ja mungesat dhe lojtarët në dyshim

0
909

Shqipëria do të luajë në nëntor dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, me synimin që të marrë gjashtë pikë për të pritur deri në fund të paktën një ndalesë të Lituanisë, si e vetmja mënyrë për ta përfunduar këtë edicion në vend të parë. Mirëpo, trajneri Reja për këto dy sfida ka një sërë mungesash apo edhe dyshime nëse do t’i ketë në dispozicion të gjithë futbollistët që ka në plan.

MUNGESAT

I fundit në listën e dëmtimeve është Enea Mihaj. Qendërmbrojtësi ka bërë operacion dhe nuk mund të jetë gati. Të tjera mungesa prej dëmtimeve janë Odise Roshi, Keidi Bare si dhe me gjasë edhe Kastri- ot Dermaku. Lidhur me situatën prej “COVID”-it, sulmuesi Florian Kamberi ka rezultuar pozitiv dhe do të mungojë në këtë grumbullim.

Gazeta ka mësuar edhe një tjetër mungesë të pritshme, atë të Endri Çekiçit. Mesfushori me tipare ofensive nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit në Turqi gjatë ndeshjeve të fundit dhe është gjithashtu në listën e të pamundurve për trajnerin Reja.

DYSHIMET

Situata e rënduar së fundmi nga pandemia globale ka bërë që në shumë shtete të shtohen masat për karantinën në rast udhëtimi në një shtet tjetër. E tillë është edhe situata e Lorenc Trashit së fundmi në Kuvajt.

“Panorama Sport” ka mësuar se mbrojtësi i Al Qadisa-s ka bërë një kërkesë të veçantë, bashkë edhe me kërkesën e FSHF-së, në mënyrë që ai të ketë leje nga instancat shtetërore të Kuvajtit për të mos kryer karantinën prej 14 ditësh në kthim.

Në të kundërt, me këtë rregull, FIFA (në rast se karantina zgjat më shumë se 5 ditë) i jep të drejtë klubit që të vendosë nëse lejon apo jo futbollis- tin të shkojë në Kombëtare. Të tjera vende me masa shtrënguese janë Danimarka dhe në dyshim është Ylber Ramadani e Arbnor Muçolli, Lindon Selahi në Holandë dhe Klaus Gjasula në Gjermani.

Një tjetër dyshim i fortë është edhe prania e Thomas Strakoshës, për situatën me disa raste pozitive që po kalon Lacio ku ndër ata lojtarë të dyshuar është edhe shqiptari.

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here