Ç’po ndodh pranë shtëpisë së Joe Biden? Urdhri i ri nga shërbimi sekret ndalon që aty…

0
805

Rriten kufizimet e përkohshme për fluturime mbi shtëpinë e Joe Biden në Wilmington, Delaware. BBC raporton se fillimisht, me kërkesë të Shërbimit Sekret ishte përcaktuar një rreze prej një milje, Kufizim i Përkohshëm i Fluturimit (TFR) rreth shtëpisë së Biden, që kur ai shpalli kandidaturën për President.

Por më 4 nëntor kjo rreze u zgjerua në tre milje dhe të premten urdhri e zgjati afatin e këtij kufizimi deri të paktën më 11 nëntor.

Kufizimet e fluturimit ndoshta nuk duhet të shihen si parashikuese të ndonjë rezultati zgjedhor, pasi në SHBA është normale të merren masa paraprake për figurtat me profil të lartë politik.

Sidoqoftë, detajet e sigurisë për një president të zgjedhur do të ishin të tjera. Kështu që nëse Biden fiton zgjedhjet, mund të presim që mbrojtja e tij të rritet edhe më shumë, shkruan BBC.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here