Do mbyllemi sërish? Zv.ministrja paralajmëron: Jemi afër vijës së kuqe! Do shtrëngojmë masat nëse…

0
879

Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24, foli për mundësinë e rikthimit të masave shtrënguese në vend.

Ajo tha se nuk duhet t’i referohemi shembujve të vendeve të tjera, por të monitorojmë ditë pas dite atë çfarë ndodh brenda vendit, duke shtuar se Shqipëria është shumë pranë vijës së kuqe dhe se ekspertët do të detyrohet të propozojnë masa shtrënguese, pa i specifikaur ato.

“Shifrat jepen çdo ditë, njerëzit i ndjekin. Dje shënuam një numër rekord të të infektuarve ashtu si edhe numri i të shtruarve në spitale. Kjo është një situatë e parashikuar. Kjo po ndodh në mbarë globin. Është një ecuri normale e epidemisë. Numrat janë në rritje, fatmirësisht jo me atë shpejtësi si në Itali, Francë e Spanjë, por kjo tendenca e rritjes vazhdon të na bëjë të jemi të kujdsshëm për marrjen e masave.

Mbyllja varet nga vetë ne. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, vetëm ashtu mund ta mundim këtë virus.

E vetmja mënyrë për ta frenuar Covid është parandalimi. Ashtu siç u propozua që universitetet të funksionojnë on line, ashtu po vlerësojmë në dinamikë edhe masa të tjera. Masat s’kanë lidhje me çfarë kanë bërë vendet e tjera, duhet mendouar globalisht dhe vepruar lokalisht. Duke parë situatën tonë, propozojmë edhe masa të tjera që mund të jenë kufizuese. Jemi shumë pranë vijës së kuqe! Nuk ka gjë të prerë. Askush nuk e thotë tani se çfarë veprimi do ndërmerret, do analizohen të gjitha faktorët”,- tha Rakacolli.

Sa për vendet nëpër spitale, Rakacolli tha se ato nuk janë ezauruar komplet.

“Jo, nuk janë ezauruar komplet. Kemi 550 shtretër vetëm për covid në Tiranë. Ne duam të bëjmë një menaxhim sa më të mirë të kapaciteve ndaj edhe e bëjmë hapjen e spitaleve me plan. Kur të mbushet i treti, shpresojmë që jo, hapet 4”,- vijoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here