FOTOT/ Presidenti Meta në Bylisin antik: Nuk duhet ta lini pa e parë, dëshmi madhështore e qytetërimit të popullit tonë

0
918

Presidenti Ilir Meta, ka publikuar disa foto sot, nga qyteti antik i Bylisit, të cilin e quan një “dëshmi madhështore e qytetërimit dhe e civilizimit të hershëm të popullit tonë”, që kreu i shtetit thekson se nuk duhet ta lini pa e parë.

“Një vizitë e paharruar në Bylisin antik, dëshmi madhështore e qytetërimit dhe e civilizimit të hershëm të popullit tonë, që nuk duhet ta lini pa e parë.

I lumtur të takoja Perëndeshën e ekranit shqiptar, prezantuesen e dashur të çdo brezi, Silvana Braçe, që me praninë e saj i risolli këtij qyteti magjik ilir, bukurinë dhe fisnikërinë e përhershme të gruas shqiptare”, shkruan kreu i shtetit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here