Gjatë hetimit disa mujor u zbulua se merrej me veprimtari kriminale për…, ‘befasia’ prangos 51-vjeçarin

0
956

Operacioni policor i koduar “Befasia”, zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vënë në pranga një 51 vjeçar.

Sekuestrohen 40 doza kokainë, 1 aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Në pranga ra O.P., 51 vjeç, banues në Elbasan.

“Gjatë hetimit disa mujor të ndjekur me metoda pro aktive nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se ky shtetas merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së kokainës kryesisht në qytetin e Elbasanit. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza me lëndë narkotike kokainë , me peshë totale 39.4 gramë, një aparat celular dhe një peshore elektronike e cila përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here