Kërkohej në Shqipëri, arrestohet në Itali shqiptari (Emri)

0
792

Foto Ilustruese

34-vjeçari Malvin Skarra, është ekstraduar nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim. Akuzat që rëndojnë mbi të janë tentativë për vrasje, të ndodhur në marsin e vitit të kaluar në Dibër.

Personi që mbeti i plagosur ishte Mirdash Osmani. “Në vijim të bashkëpunimit mjaft efikas të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë e mundur kapja në Itali e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. S., 34 vjeç, duke u finalizuar me esktradimin e tij drejt vendit tonë”, njofton policia.

Shtetasi M. S. është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e këtij personi në Itali.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

burimi:shekulli.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here