“Qeveria mos vazhdojë të marrë në qafë njerëzit”/ Petrit Vasili thirrje të fortë: Pandemia po precipiton rrezikshëm, duhet urgjent…

0
1115

Ndërkohë që rritja e shifrave ditore e të infektuarve në vend është alarmante, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i bën thirrje Qeverisë të mos vazhdojë “të marrë në qafë njerëzit” dhe “ka detyrim te degjoje per te mos trashur edhe më fajin e saj tashme shume te rende”.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili kërkon të hapet “urgjentisht komunikimi dhe te degjohen ekspertet mjekësore, menaxhere shendetesore etj pavarësisht simpatise apo antipatise se Qeverise”.

Për të menaxhuar situatën e frenimit të përhapjes së virusit, Vasili thotë se “masat duhet te jene te rrufeshme, te orientuara vetem tek problemi dhe zgjidhja praktike. Te evitohen masat dhe modelet e riperseritura te dështuara”.

Postimi i plotë
Qeveri hap veshet, degjo, mos e trash me fajin me pandemine!!
Pandemia po precipiton rrezikshem, kerkon masa te rrufeshme!
Qeveria ka detyrim te degjoje sepse nuk eshte as pronare e shendetit te njerezve dhe as pronare e taksave te qytetareve, por thjesht administratore e tyre.
Ka deshtuar totalisht me shendetin dhe Menaxhimi i Pandemise flet vete.
Qeveria s’mund te vazhdoje te marre me qafe njerezit dhe ka detyrim te degjoje per te mos trashur edhe më fajin e saj tashme shume te rende.
Te hapet urgjentisht komunikimi dhe te degjohen ekspertet mjeksore, menaxhere shendetesore etj pavarsisht simpatise apo antipatise se Qeverise.
Masat duhet te jene te rrufeshme, te orientuara vetem tek problemi dhe zgjidhja praktike.
Te evitohen masat dhe modelet e riperseritura te deshtuara.
Te eliminohet qendrimi disfatist i Qeverise: “keshtu ndodh kudo”.
Te rriten testimet, te perdoret cdo kapacitet shtese Laboratorik publik apo privat.
Ka vetem nje moto : “Qytetaret kane te drejte te testohen dhe te marrin pergjigje brenda 24 oresh per testin e tyre”.
Dekoncentrim i menjehershem drejt Spitaleve te Rretheve te kujdesit spitalor per Covid.
Asnje pacienti te renduar me covid nuk mundet kurre qe ti mohohet nje shtrat spitalor.
Te sigurohen mjetet e nevojshme mbrojtese per kujdesin paresor, sepse mjeket e familjes dhe infermietet ne qendrat shendetesore s’mundet kurresesi ti sigurojne vete.
Te shumefishohen mjetet financiare ne dispozicion te shendetesise nga Qendra Shendetesore Sputalet Rajonale dhe QSU ‘Nene Tereza dhe Spitali i Semundjeve te Mushkerive te Tiranes.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here