A do kemi mbyllje totale në muajin dhjetor? Pas masave të reja kufizuese, ja çfarë thotë shefja në ISHP, Silva Bino

0
542

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tha sot se “çdo person që dyshohet për koronavirus duhet të izolohet që në fillim, pavarësisht testimit apo jo”.


E pyetur nëse do kemi një karantinë totale në muajin dhjetor, Bino tha:

“Unë s’mund të bëj parashikime. Me rëndësi është që me këto masa të matet impakti.

Përgjegjshmëria për parandalimin e Covid 19 është jo vetëm shtetërore por edhe individuale. Në bashkëpunim me qytetarët”.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median sot bëri me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli tha se Komiteti Teknik I Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here