Rakacolli: Të sëmurët i mbajmë në ambulanca për një kontroll paraprak

0
485

Alarmit të dhënë prej disa ditësh nga opozita dhe shumë qytetarë se Spitali Infektiv dhe spitali COVID 2 kanë ezauruar kapacitetet, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i është përgjigjur se asnjëri prej këtyre strukturave nuk është tejmbushur.

Ndërsa për të sëmurët që rrinë me orë në ambulancën para Infektivit, Rakacolli u shpreh se fluksi pritej dhe se në ambulancë pacientit i bëhet dhe një verifikim paraprak.

‘Kjo ishte një gjë e parashikuar, por kapacitetet e dy spitaleve dhe Infektivit nuk janë ezauruar.

Ndejtja në ambulancë nuk është për shkak mungesës së kapacitete, bëhet vlerësimi dhe ata janë gjithmonë të vëzhguar nga mjekë dhe personel. Ju siguroj se në asnjë moment nuk ka mbushje të vendeve.

Dhe është normale që ndodh në çdo vend. Ne do shohim dinamikën e ecurisë së pacientëve, nëse mbushet spitali 1 dhe 2, do kalojmë tek 3 dhe më pas tek 4.

Nuk ka mungesë vendesh, ky është realitet’, tha Rakacolli.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here