VIDEO/ “Ku janë akuzat për Shtëpinë e Verdhë?”/ Avokati i Hashim Thaçit: Do kërkoj lirimin nga burgimi! Ish-Presidenti ‘mamia” e ngritjes së….

0
552


David Hooper, avokati i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi sot para Gjykatës së Hagës se në akt-akuzat ndaj ish kreut të shtetit nuk ka asnjë pretendim për “trafikun e organeve’ apo për “Shtëpinë e  Verdhë”.

Pala mbrojtëse tha se janë ngritur akuza të rënda nga libri i Carla Del Ponte, më pas në Raportin e Dick Martin, por sipas tij asnjë nga këto pretendime nuk reflektohet në akuzat e Prokurorisë.

Avokati i Hashim Thaçit tha se ai do të kërkojë që ish-Presidenti të lirohet nga burgimi dhe se ai nuk përbën rrezik për t’u larguar jashtë vendit. Sipas tij Hashim Thaçi s’ka penguar ngritjen e Gjykatës Speciale, madje duke e përkufizuar atë si “mamia” e kësaj nisme të Komisionit Europian.

“Ku janë pretendimet për vjedhjen e organeve njerëzore? Dhe historia e Shtëpisë së Verdhe që ishte kaq e rëndësishme në nxitjen për krijimin e kësaj gjykate?

Duke ndjekur atë gjysme faqe dramatike në librin e Carla Del Ponte dhe që u shoqërua më pas në raportin e Dick Martin?

Gjykata e Kosovës, por s’ka këtu asgjë nga Kosova, asnjë emblemë nga Kosova? Mund ti kushtohet diçka kësaj, mund të kishim një embleme të Kosovës, mund të kishit veshur teshat e avokatëve të Kosovës.

Është e rëndësishme ta sjellin kostumin tonë në këtë sallë.

Zoti Thaçi e dinte që këto pretendime ishin gjepura, ndaj ai i ndihmoi Komisionin Europian në ngritjen e kësaj Gjykate. Pra ai ishte mamia e kësaj gjykate nuk mbajti qëndrime kundra.

Asgjë në këtë akt-akuzë nuk flet për vjedhjen e organeve, dhe krimet e tmerrshme që u ngritën.

Ne u çuditem që ju e gjykuat të nevojshëm arrestimin e zotit Thaçi, ndërkohë që kjo mund të behej me një fletë thirrje.

Unë kam ndërmend të kërkoj lirimin përkohshëm të Hashim Thaçit! Hashim Thaçi është një burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, tha Avokati i Hashim Thaçit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here