A qëndrojnë pacientët me viktimat nga Covid-19 për orë të gjata në dhomë? Ministrja jep shpjegimin për atë që ndodh në spitalet Covid

0
557

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u pyet sot në konferencën me gazetarët nëse është e vërtetë që në spitalet Covid në vend, pacientët e shtruar qëndrojnë për orë të gjata në dhomë me personat që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Ministrja tha se përgjigja për këtë, duhet të merret nga strukturat e spitaleve.

Lidhur me rastet e vetëvrasjeve në spitalet Covid në vend, ministrja tha se “çështje të cilat janë në një hetim nga organet përkatëse ne duhet të kemi të gjithë durimin për të pritur konkluzionet e këtyre hetimeve”.

Pyetje: Nga informacionet që kemi ne si media, pacientët që janë vetëflijuar kanë qëndruar për orë të gjata me viktima në dhomë, sa i vërtetë është ky informacion?

Ministrja Ogerta Manastirliu: Sa i përket pyetjes nëse qëndrojnë në dhomë, besoj që kjo është një përgjigje që duhet të merret nga strukturat e spitaleve dhe besoj që çështje të cilat janë në një hetim nga organet përkatëse ne duhet të kemi të gjithë durimin për të pritur konkluzionet e këtyre hetimeve.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here