Pacientët e dyshuar për Covid marrin oksigjen në makina e ambulanca, shikoni pamjet nga spitali italian, nuk përballon dot më fluksin e të infektuarve

0
546

Situata në spitalet italiane nuk është aspak e mirë. Pamjet që shikoni në këto foto dhe video vijnë nga Napoli, ku mediat thonë se personave të dyshuar për koronavirus, që kanë nevojë për oksigjen, lihen në makinat e tyre jashtë godinës, dhe aty u ofrohet aparati i oksigjenit, pasi ambientet e spitalit janë të mbingarkuara me pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Një radhë makinash dhe ambulancash shihet jashtë Spitalit Cotugno, që tashmë e ka të pamundur të përballojë fluksin e rasteve të reja me COVID-19.

Personeli shëndetësor në qytetin e tretë më të madh të vendit vizituan qytetarët që prisnin në radhë në automjetet e tyre jashtë spitalit dhe siguruan rezerva oksigjeni për ata me vështirësi në frymëmarrje.

Antonio Abenante, një banor i Campania, tha se ishte i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të merrte informacion në lidhje me gjendjen e babait të tij.

“Ne kërkuam një mjek dhe ai na tha që të gjithë kolegët në pavion janë në izolim sepse janë të infektuar me COVID-19, dhe ky ishte mjeku roje, por ai nuk dinte asgjë”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here