Publikohen pamje nga brenda Spitalit Infektiv, shefja e Shërbimit Najada Çomo shpjegon përdorimin e ilaçeve, ambulancat që presin dhe a ka shtretër të lirë

0
535

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga brenda spitalit Infektiv ku trajtohen pacientë të prekur nga koronavirusi.

“Nga vija e zjarrit, në brendinë e Spitalit Infektiv Covid 1, ku luftohet pa pushim për të mbrojtur e shpëtuar jetë”, shkruan Rama.

Shefja e shërbimit Najada Çomo, ka shpjeguar dhe protokollin e medikamenteve që përdorin me pacientët e infektuar në spital.

“Që nga fillimi i muajit mars është një protokoll që ka evoluar, bota ka protokolle dinamike, Shqipëria në bazë të udhërrëfyesve që janë sot në botën më të zhvilluar ka përshtatur barnat që gjykojmë që janë më të mira. Antibiotikë, barna antiviralë, kaletra apo lopinavir, ne cdo e dhënë që ka dalë e kemi përshtatur.

Përdorimi i Remdesivirit, tek ne përdoret, i ofruar si bar nga qeveria shqiptare, e mjekohen me këtë bar ata pacientë që kanë kritere nga ana klinike.

Ky bar nuk mund të përdoret në masë, në kushte ambulatore, por vetëm në kushte spitalore për ata që janë të rënduar nga ana mjekësore. Plazmën imuno konvaleshente, e barna antiviralë”.

Sipas Çomos, kapacitetet e spitalit Covid1 nuk janë ezauruar.

Kapacitetet e shërbimit infektiv janë gjithsej 120, është dhe spitali Covid2 ku alternojmë punën. Sot që flasim ne kemi kapacitete të pa ezauruara, ndaj është hapur Covid3 ku dërgohen pacientët që janë pak më mirë”.

Shefja e Shërbimit Infektiv, shpjegoi dhe pse disa ambulanca të shumta janë parë në pjesën e jashtme të spitalit duke pritur pacientë.

“Në situata të vecanta mund të kemi prurje të menjëhershme, por ka një triazh që pacienti i plotëson kriteret apo jo për të hyrë brenda, ambulancat që shikoni jashtë janë ato që presin të marrin pacientin, se sipas protokollit, vjen nga Urgjenca, e po ky veprim bëhet duke e dërguar pacientin në vendin që banon. Do kesh 4-5 ambulanca që presin për ta cuar pacientin ku banon, jo domosdoshmërisht ambulancat që presin në oborr kanë pacientë që presin me orë të gjata”.

burimi:panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here