“Trafik droge dhe prostitucion”/ Kush janë 4 personat që duhet të deklarojnë pasurinë. Dy janë të dënuar në Finlandë dhe Zvicër (EMRAT)

0
535

Operacionit Forca e Ligjit ka zbarkuar në Berat duke i kërkuar llogari për pasurinë 4 të dënuarve. Personat akuzohen për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucionit.

Të dënuarit janë Blerim Vrapi, Agron Bardhoshi, Rexhep Spata dhe Lorenc Hoxha (Kanani).

Njoftimi i policisë

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Blerim Vrapi banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Agron Bardhoshi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”;
Rexhep Spata  banues në Berat, i dënuar në Finlandë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
 Lorenc Hoxha (Kanani). banues në Berat, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here