VIDEO/ “Infektimet me COVID po ndodhin më shumë te të rinjtë”/ Manastirliu: Si do pajisen me autorizim personat që punojnë dhe…

0
510

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tregoi sot arsyet pse infeksioni i COVID-19 po përhapjet me shpejt tek grupmoshat e reja.

Sipas saj, grumbullimi në lokalet e natës ka bërë që të ulet vigjelenca tek të rinjtë, të cilët më pas po infektojnë familjarët e tyre. “Në mjediset e mbyllura, ulet vigjilenca, maska në ambientet e brendshme nuk mbahet. Nuk respektohen rregullat qe kemi vendosur.

Ku e përhapin, në shtëpi, ua përcjellin gjyshërve dhe prindërve që nuk e kanë të njëjtin imunitet dhe se përballojnë dot sëmundjen. Komiteti u bazua mbi këto kushte kur vendosi masat. Kjo ndodh kudo, s’po fajësojmë kënd sepse nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri. As në një vend të botës s’e kanë luksin të kenë një polic apo një inspektor për çdo person. S’kemi shpikur rrotën duke marrë këtë masë.

Kur vala e dytë e epidemisë ka përparuar më shpejt, i kanë marrë ato masa gradualisht dhe ne po ndjekim të njëjtën trajektore”, tha ajo.

URDHRAT DHE LËVIZJA ME AUTORIZIM

Manastirliu ka deklaruar sot se ka firmosur udhëzimet për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve, nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit.

Ministrja tha se këto kufizime do zgjasin deri në 2 dhjetor, ndërkohë që shtoi se disa kategori mund të qarkullojnë, por ata duhet të pajisjen me autorizim në e-Albania.

“Sot kam firmosur urdhrat, me synim kufizimin e përhapjes së COVID, do ketë kufizim në lëvizjen e popullatës nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit deri në 2 dhjetor,

Përjashtim do behet për personat që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore, arsye pune apo arsye të domosdoshme, ato do të pajisjen me autorizim me anë të portalit E-albania.

Nga dita e nesërme do të këtë kufizim për barët dhe restoranteve për ofrojnë shërbime, përveç shërbimet deliveri do jetë deri në datën 2 dhjetor 2020.

Administrata që do të punojë online sipas vlerësimit të sektorëve, punonjësit e shërbimeve dhe administratës do të ketë rakordim sipas punës, duke zbatuar përgjegjësitë që kanë punonjësit e sektorit të punës”, thekson Manastirliu.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here