VIDEO/ “Vrasje, tortura, krime kundër njerëzimit”, Prokurorja lexon 10 aktakuzat ndaj Kadri Veselit: Krimet kishin si shënjestër…

0
542

Prokurorja e Gjykatës së Hagës ka lexuar sot 10 akuzat ndaj ish-kryetarit të Parlamentit, Kadri Veseli, për të cilin pretendohet se ka kryer krime si pjesë e një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Prokurorja tha sot se Kadri Veseli akuzohet për, vrasje, burgosje, trajtim mizor, tortura, zhdukje me forcë e personave.

Këto vepra penale sipas prokurorisë janë kryer gjatë harkut kohor të vitit 1998 deri në 1999. “Këto krimeve u kryen 1998- 1999, këto krime u kryen në Kosovë dhe në afërsi të Shqipërisë”, tha prokurorja.

“1. Përndjekje, krim kundër njerëzimit.

  1. Burgosje, krim kundër njerëzimit,
  2. Ndali arbitrit, krim lufte.
  3. Akte të tjera çnjerëzorë, si krim kundër njerëzimit
  4. Trajtim mizor, krim lufte
  5. Torturë, krim kundër njerëzimit
  6. Torturë, si krim lufte
  7. Vrasje, krim kundër njerëzimit
  8. Vrasje e paligjshme, krim lufte
  9. Zhdukje me forcë e personave

Këto krimeve u kryen  afërsisht mes prillit të vitit 1998 dhe gushtit 1999 në një numër vendesh në Kosovë dhe në afërsi të Shqipërisë.

Krimet janë kryer në: Bajre, Bagorë, Llapashticë, Majancë, Drenoc, Malet e Berishës, Llapushnik, Ferizaj, Gjilan, Jabllanicë, në Kaçanik, Kleçke, Likocë dhe vende të tjera, Malishëve, Novobërdë, Zllash dhe vende të tjera në Komunën e Prishtinës, Prizren, Suharekë dhe Komunën e Vitijës. Në Sahan dhe Kukës të Shqipërisë.

Këto krime kishin shenjëtar, kundërshtarët të cilët perceptoheshin se kishin bashkëpunuar ose kishin lidhje me forca apo zyrtarë që bashkëpunon me Republikën Federale të ish-Jugosllavisë ose që nuk përkrahnin dhe mbështetnin qëllimet dhe metodat e UÇK dhe më pas të qeverisë së përkohshme të Kosovës, persona të përkatësisë serbe, etnike apo rome. Kryerjen e krimeve si ndërmarrje e përbashkët e krimeve, apo kryerja e krimeve të ndërmarrjes së përbashkët”, tha prokurorja.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here