“Nuk do ndryshojë asgjë dhe vaksinat nuk do kenë efekt”- Merkel bën deklaratën e fortë dhe shuan shpresat për përfundimin e pandemisë

0
568

Kancelarja, Angela Merkel thuajse ka shuar shpresat për një fund të shpejtë të pandemisë së koronavirusit.

Teksa thotë që masat kundër koronavirusit duhet të vazhdojnë të zbatohen, Merkel shprehet se vala e dytë do të na pushtojë gjithë dimrin.

Sa i përket lajmeve për daljen e vaksinave, Merkel deklaron se nuk do të ndryshojë asgjë dhe akoma nuk do të kenë efekt.

“Ne duhet të konsiderojmë të mundshme që vala e dytë e koronavirusit do të jetë më e vështirë dhe kryesisht përkon me një kohë të keqe. Vala e dytë do të na pushtojë gjithë dimrin. Edhe lajmet pozitive për zhvillimin e vaksinave nuk do të ndryshojnë asgjë dhe akoma nuk do të kenë efekt. Prandaj, masat paraprake kundër koronavirusit duhet të vazhdojnë të zbatohen”, tha Kancelarja Merkel.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here