Shkatërrohet grupi i trafikimit të drogës në Athinë, mes të arrestuarve edhe dy shqiptarë (EMRAT + FOTO)

0
690

Një grup prej 14 personash është goditur nga policia greke, pasi shpërndanin drogë në zonën e Metaksurgjios, në Athinë.

Mediat greke raportojnë se janë arrestuar 8 persona, ndërsa gjashtë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë, shtetasit Armand Feim Merkaj, 31-vjeç dhe Adrian Sokol Bushgjokaj, 30-vjeç, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë me origjinë nga Gana dhe Nigeria.

Po ashtu nën cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 12 mijë e 95 euro, 264 gram marijuane, 4 gram heroine, 15 celularë dhe një makinë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here