Përfundon takimi i kryeministrit Rama me naftëtarët: Për 12 muaj, 870 punëtorë do të marrin një pagë prej…

0
652

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me naftëtarët e Ballshit, ku është materializuar premtimi për pagesat e tyre për një periudhë 12 mujore.

Kryeministri tha për gazetarët se 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, do të marrën 40 mijë lekë të vjetra neto në muaj.

“Është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Në këtë kohë kaq të vështirë, nuk është e lehtë, por sidoqoftë ne jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 40 mijë lekë neto për 12 muaj në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh situatën e vështirë”, tha kryeministri.

Rama u pyet edhe për vënien në punë të rafinerisë së naftës, duke theksuar se në momentin që do të gjendet investitori i ri do të vihet në punë dhe naftëtarët do të rifillojnë të punojnë.

Na lejoni të shijoj këtë moment kaq pozitiv dhe njerëzor ku realisht kemi qarë hallin bashkërisht si një familje, dhe materializuam moton tonë që askush nuk do jetë vetëm. Gjithçka që është e mundur do bëhet për këdo që është nevojë. Nuk i kemi të pakufizuara mundësitë, por ky grup njerëzish janë të specializuar, dhe nuk jemi dorëzuar për perspektivën e rafinerisë.

Pavarësisht se është një rafineri që ka teknologji të vjetër, dhe do një investim të madh. Nuk i shmangem. Vazhdojmë procesin, i kemi dhënë kohë të mjaftueshme këtyre njerëzve për të marrë frymë lirisht. Në momentin që do të jetë investitori dhe do rinsië rafineria s’do kenë nevojë për këtë mbështetje që janë paga të konsiderueshme.

S’dua të bëj komente konkrete, jemi në kontakt me 3 kompani dhe janë kompani të mëdha, të rëndësishme por koha që jetojmë është problem. E kemi hasur në problemet tona. Ajo që mund të them është se rafineria po, do rindizet”- tha Rama.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here