VIDEO-FOTO/ Radhë pacientësh nëpër ambulanca para Spitalit Infektiv

0
589

Teksa 93 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, 490 raste të reja janë regjistruar gjithashtu.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në tre spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë.

Ndërsa nuk dihet nëse brenda spitalit infektiv ka shtretër bosh, në ambientet e jashtme të këtij spitali, pacientë të shumtë presin nëpër ambulanca që të akomodohen në ambientet e brendshme.

Siç shihet nga pamjet, ambulancat me pacientë janë bërë radhë në oborrin e Spitalit Infektiv, ndërsa të infektuarit rrinë në pritje për t’u shtruar.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here