Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës. Një 15-vjeçar, ka abuzuar seksualisht me dhunë me një bashkëmoshatare.
Kjo e fundit ka bërë denoncim në Polici e cila ka nisur hetimet.
Në pranga ra e dhe vëllai i 15-vjeçares, sepse pasi ka mësuar atë që i ka ndodhur të motrës ka goditur me shufër hekuri në kokë të miturin, duke e bërë për spital.
I mituri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
NJOFTIMI ZYRTAR
Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës.
Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç.
Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.