“Ktheji lekët sepse nuk shënove”, Kardozo në “kundërsulm” pas batutës së Olsi Ramës

0
726

Sulmuesi i Partizanit, Lukas Kardozo, duket se do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm këtë sezon për trajnerin Daja. Braziliani luajti titullar në sfidën e fundit të kampionatit ndaj Kukësit, duke shënuar dhe një nga golat në fitoren 2-0.

Gjithashtu, edhe në takimin në Kupën e Shqipërisë kundër Apolonisë, sulmuesi e nisi titullar, por nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Për mungesën e golit, Kardozo mori dhe një batutë nga drejtori i klubit të Partizanit, Olsi Rama.

“Pse nuk shënove, ktheji mbrapsht lekët që t’i kemi dhënë!” Kjo batutë, duket se i ka ngelur në memorie sulmuesit të “demave”, pasi dje, ka publikuar në profilin e tij zyrtar në “Instagram” një video. Në këtë video, është episodi i një gjuajtje me kokë që bëri në takimin kundër Apolonisë, por që u prit nga portieri Romero Harizaj.

Mbi videon e publikuar, Kardozo shkroi: “Shënoje golin Kardozo!” Ndoshta për të treguar se ishte i pafat në tentativën e tij, kjo dhe për shkak të meritës së portierit Harizaj, që bëri një pritje shumë të bukur.

Kardozo ishte i pafat në takimin ndaj Apolonisë, pasi tentativa e tij me kokë edhe mund të tundte rrjetën. Gjithsesi, paraqitja e tij ishte tepër pozitive dhe justifikuese për mungesën e golit përballë ekipit fierak.

PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here