Në prag të zgjedhjeve/ Rama premton një “shëtitore perlë” në Sarandë, zbulohen pamjet (VIDEO)

0
728

Ndërkohë që zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, kryeministri Edi Rama ka premtuar një tjetër vepër publike që është ende e papërfunduar, duke e prezantuar atë si do jetë në 3D.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur ta nisë ditën me pamjet nga kantieri i punimeve në Sarandë, duke u zotuar për një “shëtitore perlë” në qytetin bregdetar të Jugut.

Në postimin e tij, Rama u ka dhënë fjalën ndjekësve të tij se kjo shëtitore e re në Sarandë do të bëhet realitet verën e ardhshme.

“Të shkosh në Sarandë dhe të mos bësh dot një shëtitje në një hapësirë të gjerë buzë detit? Boll më, koha për ta bërë!

Ju jap fjalën me video që verën e ardhshme ju pret një shëtitore perlë.

Hidhini një sy projektit me poshtë, në rrugën nga 3D në realitet  ”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Kujtojmë që gjatë javëve të fundit shefi i ekzekutivit ka prezantuar disa projekte 3D që janë ende të papërfunduara, siç është ai i Aeroportit të ri të Kukësit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here