Elbasani dhe Peqini në situatë alarmante/ Mësues, punonjës burgu dhe policë të infektuar me COVID-19, shtrohet në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv edhe…

0
307

Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë testuar pozitivë me koronavirus 31 persona.

“Panorama” ka mësuar se mes tyre është një punonjës i drejtorisë së Policisë Elbasan, katër mësues një në gjimnazin e mesëm Gjinar, një në shkollën Onufri Elbasan, një në shkollën 9-vjeçare Kuqan dhe tjetri në shkollën profesionale Elbasan.

Po ashtu në burgun e Peqinit kanë rezultuar pozitivë 4 punonjës, ndërsa disa të tjerë janë në pritje të tamponit.

Gjithashtu në qytetin e Peqinit numri i mësuesve të prekur nga Covid-19 është rritur me shifra alarmante.

Sipas burimeve nga spitali i Peqinit rreth 1/3 e mësuesve janë të infektuar, ndërsa Peqini në total ka rreth 300 mësues, përfshirë edhe rrethinat e tij.

Po ashtu me Covid-19 është infektuar dhe një mjek në këtë qytet i cili është transportuar drejt Spitalit Infektiv.

Po ashtu në gjendje të rëndë si pasojë e Covid 19 është edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish kreyebashkiaku Skënder Hasa.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here