“Masakra e Krushës, pamjet iu dhanë BBC-së!”- Flet ish-deputeti i PS, Dashamir Peza: Filmimet ishin tronditëse, si mund të kenë rënë në dorën e Kombeve të Bashkuara

0
564

Çështja e masakrës së Krushës ka qenë në qendër të vëmendjes në opinionin publik të ditëve të fundit. Ish-deputeti i PS, Dashamir Peza, i cili shoqëroi ekipin e BBC-së, kur Milaim Bellanica i dorëzoi filmimet e masakrës ku u vranë 250 njerëz, ka folur sot në një intervistë  për Drejtorin e “News24”, Robert Rakipllari, ku tha se “ajo kasetë kishte filmime me pamje të rënda”.

Sipas tij, Milaim Bellanica ka pranuar t’ia dhurojë pamjet BBC-së dhe nuk e përjashton faktin që gjigandi mediatik t’ja ketë dorëzuar më pas ato përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara që ishin në Kukës ato kohë.

“Është e vërtetë unë në ’98 kam qenë me grupin e BBC në Kukës për të ndjekur të gjithë atë ngjarje që ne tashmë e kemi të qartë, ardhjen masive të refugjatëve nga Kosova që vinin përmes Kukësit, si rezultat i saj dhune të tmerrshme të serbëve në Kosovë.

Në një nga këto ditë ne kemi qenë në kufi bashkë me trupën e BBC, unë kam luajtur rolin e përkthyesit nuk kisha ndonjë detyre të vecantë me BBC.

Në një nga këto netë na afrohet një person që nuk e njihja më parë, ku na thotë se ka filmuar një ngjarje të ndodhur në Krushë të Madhe, masakër nga serbët
e pyetëm ku e ka kasetën, na tha nuk e kam kasetën vet, ia kam dhënë nënës, e do jua vë në dispozicion.

Atë natë nuk ishte e mundur ta bënte këtë gjë, të nesërmen erdhi personi bashkë me kasetën. E kem pritur me shumë emocion këtë kasetë, të gjithë ishin të vetëdijshem për atë që ndodhte në Kosovë por s’kishte ende një prove të dokumentuar filmike, një të tillë e prisnim të gjithë.

Ka sjëllë kasetën, ishte e vështirë të gjehej një pajisje për ta transkriptuar
në TV e Kukësit gjetën një adaptor. Ka qenë një material shumë i gjatë, 40 minuta, filmuar me përkushtim të jashtëzakonshën. Pamjet ishin sinqerisht tronditëse, unë nuk arrita të shoh më shumë se 5 minuta nga ngjarja se kishte pamje shumë të rënda”, tha Peza.

Po çfarë u bë me këtë kasetë? – u pyet Dashamir Peza teka tha se: “I është bërë e qartë Melaimit që ai po ja dhuron BBC. Përshtypja ime është që ka pasur dhe një marrëveshje mes dy palëve, BBC ia ka bërë shumë të qartë që ata nuk blejnë lajme.

Kam përshtypjen që BBC më pas ia ka ofruar zyrës së Kombeve të Bashkuara e përtej kësaj nuk di asgjë se janë çështje që nuk kishin nevojë për përkthimin tim”.

ROLI I LULZIM BASHES

I pyetur nëse ka dijeni që në Kukës të ketë qenë dhe Lulzim Basha, në rolin e hetuesit, pas akuzave të kryeministrit Rama “për fshehjen e disa pamjeve nga masakra e Krushës në kohën kur punonte për UNMIK-un në Kosovë”, Peza tha:

Jo nuk kam asnjë dijeni, me sa më kujtohet di që përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, që kanë qenë në Kukës, kanë bërë një intervistë të gjatë, as nuk e kam idenë ka qenë apo jo Lulzim Basha. Unë di që ai është intervistuar nga përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara.

Dini që Bellanica ia ka dhënë kasetën BBC dhe më pas BBC ia ka dhënë Kombeve te Bashkuara?

S’mund të jem dëshmitar që e garantoj dhe do ishte qesharake për mua të jap lajme të rreme. S’do habitesha që kaseta e BBC ti kalonte përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara.

Si e gjykoni këtë lloj debati?

Në një situatë të tillë ku përfaqësuesit e një force që ka qenë e lavdishme e duhet të mbetet e tillë sic ishte UCK, duhet të jetë një moment që t’i testojë shqiptarët për të qendruar bashke me ndershmëri luftëtarëve të UCK. Përtej qëllimeve të arritjeve të synimeve politike të vecanta ka momente në histori ku klasat politike kalojnë përtej interesave vetjake e të gjejnë mencurinë të qëndrojnë krah këtyre njerëzve që kanë udhëhequr këtë luftë që meriton respektin.

News24

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here