Rekord i ri të infektuarish/ Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat: Më shumë se 600 raste të reja dhe tetë viktima

0
323

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit është shënuar një rekord i i rë infektuarish. Gjatë këtyre orëve janë testuar pozitivë 602 persona, ndërsa kanë humbur jetën tetë pacientë.

Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 28,432, ndërsa ai i viktimave ne 631.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2241 testime, prej të cilave 155 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

249 raste në Tiranë, 47 raste në Gjirokastër, 38 raste në Lushnje, 30 raste në Fier, Korçë, Kavajë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Berat,20 raste në Elbasan dhe Librazhd, 18 raste në Kukës, 16 raste në Përmet, 12 raste në Lezhë, 7 raste në Pukë dhe Kuçovë, 6 raste në Devoll, Mat, Dibër, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Pogradec, 1 rast në Krujë, Tropojë, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 564 qytetarë të cilët kanë plotësuar karantinimin 14 ditor, sipas të dhënave të Operatorit Qendror të Kujdesit Shëndetësor.  13.453 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 406 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të respektojnë në çdo moment rregullat për parandalimin e SARS COV2, të mbajnë maskën në çdo ambient jashtë shtëpisë, të respektojnë distancimin fizik duke shmangur grumbullimet dhe të kudjesen për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (16 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  602

Të shëruar ne 24 orë                564

Të shtruar në spitale               406

Humbje jete në 24 orë                    8

Testime ditore                         2,241

Testime totale                157,891

Raste pozitive               28,432

Raste të shëruara          13,453

Raste Aktive                  14,348

Humbje jete                     631

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         6890

Durrës                 1164

Fier                      1122

Korçë            846

Shkodër        836

Elbasan        785

Vlorë                650

Lezhë           633

Berat                 454

Gjirokastër    467

Kukës            358

Dibër                 143

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here