Replikat/ “Një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”- Rama thumbon opozitën, reagon Basha: Bashkë do bëjmë realitet qeverisjen ndryshe

0
622

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij të Facebook, një foto të ambienteve të spitaleve në  vend dhe i kërkon qytetarëve të mendojnë se çfarë do ndodhte nëse vala e COVID do të kishte ndodhur 7 vite më parë.

Sipas tij, qytetarët duhet të parafytyrojnë se çdo kishte ndodhur nëse do kishin qenë spitalet e kohës së ish-ministrave të Ndoka dhe Vasili.

Parafytyrojeni vetëm një moment, sikur dallgët e egra që Covid-19 ka ngritur për mbarë botën, të na kishin gjetur me spitalet e 7 viteve më parë, me aparaturat e shtatë viteve më parë, me laboratorët e 7 viteve më parë, me instrumentat mjekësorë të shtatë viteve më parë, me shtretërit e shtatë viteve më parë, me muret, dyshemetë e tualetet e 7 viteve më parë, me urgjencën mjekësore e me autoambulancat e 7 viteve më parë… dhe me Nard Ndokën a me Peço Vasilin në krye të shëndetësisë!!!”, thekson Rama.

REAGIMI I BASHES

Pas këtij postimi ka ardhur reagimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i cili i bërë thirrje qytetarëve që të mendojnë për një qeveri që punon për njerëzit dhe u jep atyre ndihmë financiare.

Po ashtu në mesazhin e tij, Basha zotohet se qeverisja e re do të ketë një plan kundër pandemisë dhe do të investoje tek shëndetësia.

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.

Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të  mendojë se nuk mund të jetë ndryshe.  Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, thekson Basha.

REPLIKA E RAMËS

Po me ironi i është përgjigjur sërish Rama kreut të opozitës. Në Twitter, Rama ka ripostuar statusin e Bashës, ndërkohë që ka kërkuar sërish nga qytetarët që të parafytyrojnë një “ edhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here