“Të shtohet masivisht numri i testimeve. Plan urgjent dhe transparent”/ Presidenti Meta me thirrje të fortë për Qeverinë: Momente kritike, koha nuk pret më

0
542

Duke theksuar se koha për të vepruar nuk pret më, Presidenti Ilir Meta i ka bërë sërish thirrje Qeverisë të dëgjojë shkencën dhe të vërë nën kontroll pandeminë duke shtuar masivisht numrin e testimeve.

Meta konferenca Maska11

Sipas kreut të shtetit, testimi është mundësia e vetme “për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19”.

Presidenti thotë se duhet të testohen menjëherë personeli shëndetësor, arsimtarët, të moshuarit në shtëpitë e kujdesit social dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë.Shkenca ka folur.Koha për të vepruar nuk pret më”, thekson Meta.

REAGIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META

Në këtë moment kritik të përhapjes së pandemisë, është jetike të shtohet masivisht numri i testimeve.

Testimi është mjeti tepër efikas për diagnostifikimin, gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga COVID-19.

Testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën dhe për të organizuar përgjigjen e sistemit shëndetësor për çdo qytetar të prekur nga COVID-19.

Si hap i parë, duhet të testohen menjëherë:
1. Të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mbështetës në sistemin e shëndetësor, parësor dhe spitalor, të cilët janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.
2. Të gjithë arsimtarët, në çdo nivel, për shkak se testimi dhe gjurmimi pasues i rasteve të tyre lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e fëmijëve tanë.
3. Të gjithë të moshuarit e vetmuar, të cilët jetojnë të shtëpitë e kujdesit social.
4. Të gjithë qytetarët me sëmundje bashkëshoqëruese.
Për të gjitha këto kategori është tepër e nevojshme, sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera, të nisë menjëherë edhe vaksinimi me vaksinën e gripit stinor.

Për këtë qëllim të miratohet pa vonesë edhe një plan urgjent, transparent dhe i monitorueshëm në çdo moment.

Pandemia mund të vihet nën kontroll dhe jetët e qytetarëve mund të shpëtohen.

Çdo ç’organizim, mosfinancim dhe mosveprim sjell pasoja fatale përditë.

Shkenca ka folur.

Koha për të vepruar nuk pret më.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here