“Me heshtjen e tij Basha konfirmon të vërtetën”/ Balla: Është jetike një përmbledhje e fakteve nga ana e Shqipërisë

0
1032

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se Lulzim Basha duhet të sqarojë qëndrimin e tij në lidhje me fshehjen e videokasetës ku janë xhiruar pamjet e masakrës së Krushës së Madhe.

Në një komunikim për gazetarët Balla tha se Shqipëria duhet të mbledhë fakte dhe më pas delegacioni shqiptar në KiE duhet të bëjë një sqarim për gjithçka që lidhjet me pretendimet se përgjatë luftës për çlirimin e Kosovës ka pasur krime lufte në Shqipëri.

Balla tha se objekt i punës së komisionit nuk është Lulzim Basha dhe roli i tij në luftën e Kosovës pasi ai ka vetëm detyrim moral që duhet të sqarojë vetë qytetarët.

“Këtu nuk bëhet për një votë të Ilir Rusmailit. Këtu  bëhet fjalë për një qëndrim institucional të mazhorancës së asaj kohe. Pra vota e 25 janarit 2011 nuk ka qenë votë personale, por e mazhorancës së asaj kohë, ku PD kishte kryeministrin dhe LSI ministrinë e Jashtme.

Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë dhe në asnjë moment nuk është objekt i punës tonë Basha. Lulzim Basha me heshtjen e tij historike për çdo akuzë që ngrihet ndaj tij, thjesht konfirmon të vërtetën. Shqetësimi ynë lidhet me nevojën që Shqipëria si një vend sovran dhe me ligje dhe institucione duhet që çështje që nuk ka shqiptarë që të besojë historirat e karakterit të ndodhive të krimeve të luftës në Has apo Kukës dhe shpresoj që çështja e shtëpisë së verdhë është e sqaruar sa kemi lexuar në aktakuzën e publikuar deri tani. Por të gjitha  këto unë mendoj se duhen mbledhur, sepse në Shqipëri janë kryer hetime nga institucionet e drejtësisë shqiptare.

Shqipëria duhet të sqarojë dhe të bëjë mbledhjen e fakteve për të nisur më pas, pse jo dhe një beteje në asamblenë e KiE për të zhbërë apo sqaruar, sepse përmes rezolutave vendosen detyra. Është jetikë një përmbledhje e fakteve nga ana e Shqipërisë. Pastaj delegacioni ynë në KiE duhet të bëjmë një sqarim për gjithçka që lidhjet me pretendimet se përgjatë luftës për çlirimin e Kosovës ka pasur krime lufte në Shqipëri.

Basha po mundohet të fshihet pas gishtit. Këtu nuk është çështja e shtëpisë së verdhë”, tha Balla.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here