U premtoi se do i çonte në BE për 1 mijë euro/ I riu kapet duke transportuar 12 klandestinë. Ja pamjet e operacionit

0
760

Një i ri nga Tirana është arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kap duke transportuar 12 klandestinë. Sipas policisë, 20-vjeçari me iniciale A. K., u kishte premtuar se kundrejt shumës prej 1 mijë euro do ti kalonte drejt vendeve të BE.

“Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Porsche”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 1000 euro gjithsej, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së“, sqaron policia.

Njoftimi i policisë

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Porsche”, 12 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit 1000 euro gjithsej, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here