Abuzoi dhe la shtatzënë vajzën me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 56-vjeçari në Krujë

0
438

KRUJË – Një 56-vjeçar nga Kruja, është arrestuar ditën e djeshme (17 nëntor) pasi rezulton të ketë kryer marëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 24-vjeçe me probleme të shëndetit mendor, duke e lënë atë shtatzënë.

56-vjeçari me iniciale Sh.B., është vënë në pranga pas një vendimi të marrë nga gjykata e Krujës, e cila më kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndalimi i tij erdhi si pasojë e një hetimi të plotë administrativ dhe shkencor, pasi prokuroria faktoi nëpërmjet analizës së AND-së se fëmija mashkull i lindur nga vajza 24-vjeçare që ishte abuzuar seksualisht, ishte pikërisht i 56-vjeçarit.

Gjatë fazës së hetimit, 56-vjeçari ka përjashtuar mundësinë se ai ka kryer marëdhënie seksuale me vajzën 24-vjeçare A.B., por nga ana tjetër kjo e fundit dhe tezja e saj, kanë treguar se Sh.B., kishte abuzuar seksualisht me vajzën me probleme mendore.

Në këto kushte kur kanë qenë dy dëshmi që përplaseshin me njëra-tjetrën, prokuroria e Krujës, ka marrë profil biologjik ADN-je, të 56-vjeçarit dhe e ka krahasuar atë me profilin biologjik të foshnjës së lindur nga vajza A.B.

Pas analizave të kryera ka rezultuar se përfundimisht foshnja i seksit mashkull, ka të njëjtin profil gjenetik me dhunuesin. Nisur nga ky konkluzion prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të 56 vjeçarit, për akuzën e “Marëdhënies seksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”.

Ndalimi i Sh.B. është kryer ditën e djeshme (17 nëntor) nga oficerët e policisë së Krujës. Sipas burimeve policore, rasti në fjalë është denoncuar në muajin Maj 2019, kur tezja e vajzës 24-vjeçare, është paraqitur në polici duke treguar se mbesa e saj, A.B, ishte abuzuar seksualisht dhe kishte mbetur shtatzënë, pikërisht nga 56-vjeçari.

Tezja ka rrëfyer se motra dhe mbesa nuk janë në gjendje të japin të dhëna të sakta, pasi kanë ç’regullime mendore. Është thirur në polici dhe ka dhënë deklarime Sh.B., por ai nuk ka pranuar që të kishte kryer marrëdhënien seksuale me vajzën.

Por pas kryerjes së testeve, rezultoi se vajza që kishte lindur fëmijën, ishte abuzuar seksualisht nga 56-vjeçari

burimi:/lajmifundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here