“Do kërkojmë lirimin me kusht”/ Avokati i Thaçit zbulon detaje mbi urdhër-arrestin: Ka redaktime të çuditshme…

0
720

Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka deklaruar nga seanca në Hagë se do të kërkojë lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës.

Avokati Hooper mori fjalën pas afro 30 minutash ndërprerje, në seancën statusore ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Më konkretisht, Hooper tha se synimi i tij është që të aplikojë për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës. Mandej ai u ndal te urdhër-arresti, ku tha se ka vërejtur redaktime të çuditshme në versionin e reduktuar të Prokurorisë.

“Ka redaktime të çuditshme. Thuhet duke marrë parasysh nenet… dhe kemi pjesë të reduktuara. Redaktime të tilla nuk mund të justifikohen. Emrat e dëshmitarëve janë të reduktuara në mënyrë të panevojshme”, tha ai

Mandej avokati i Thaçit shtoi se: “Kam folur me Emerssonin (avokati i Veselit) dhe sugjerojmë të njëjtën skemë. Për çdo të akuzuar të mund të merret aplikimi individual. Le të bëhet ndarja e të akuzuarve”.

“Mendoj që sot po ju kërkojmë që të miratoni dhe të bini dakord për modalitetet që parashtrova më sipër. Z. Thaçi është arrestuar mbi bazën e një urdhër-arresti që është hartuar prej jush. Thjesht po ju parashtroj që ju z. gjykatës keni të drejtë të dëgjoni të dy anët”, shtoi ai.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here