“Do t’u priten duart dhe do të burgosen”/Paralajmërimi i Vasili: Kushdo nga Rilindja në Qeveri, që do guxojë të manipuloje me…

0
789

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili thotë se do t’u priten duart dhe do të burgosen të gjithë ata që duan të manipulojnë zgjedhjet e 25 prillit.

Reagimi i Vasilit erdhi pas disa pretendimeve se po bëhen transferime të gjendjes civile nga një qytet në tjetrin.

“Kushdo nga Rilindja ne Qeveri, qe do guxoje te manipuloje me Gjendjen Civile te qytetareve, duke bere transferime nga nje qytet ne tjetrin me qellim per ti penguar te votojne ta dijne mire se : DO TU PRITEN DUART DHE DO BURGOSEN”, shkruan Vasili.

Ndërkohë më herët ish-deputeti Vangjel Tavo në një postim në rrjetet sociale shkruante se “e frikësuar gjer në palcë për largimin e saj të sigurt e të pashmangshëm ka kryer veprime të qëllimshme për çregjistrimin e banorëve nga vendbanimet e tyre duke i regjistruar në qytete të tjera”.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here