Një tjetër lajm i mirë nga vaksina anti-Covid e Pfizer e BioNTech, ja çfarë tregon analiza përfundimtare

0
732

Pas analizës përfundimtare vaksina anti-Covid e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech ka rritur efektshmërinë në masën 95 për qind.

Faza 3 e analizës tregon se vaksina është efektive në parandalimin e infeksioneve edhe te personat e moshuar, dhe nuk shkakton shqetësime serioze shëndetësore.

“Efikasiteti ishte konsistent mes moshave, racave dhe etniteteve demografike. Vrojtimi i efikasitetit te të rriturit mbi 65 vjeç ishte mbi 94 për qind”, tha Pfizer dhe partneri i tij gjerman BioNTech” në deklaratën e përbashkët.

“Nuk ka pasur efekte anësore serioze mes 41 mijë e 135 të rriturve që morën nga dy doza. Efektet më të zakonshme te 3.7 për qind e pjesëmarrësve kanë qenë ndjenja e plogështisë dhe 2 për qind kanë pasur dhimbje koke”, vijon deklarata.

VAKSINA E DYTË

Dy ditë më parë ishte kompania amerikane Moderna që zbuloi se pasi ishte testuar te 30 mijë persona rezultoi efektive në masën 94.5 për qind. Lidhur me lajmin reagoi edhe imunologu dhe eksperti i njohur amerikan Anthony Fauci, i cili do të shprehej: “Këto janë padyshim rezultate shumë emocionuese”.

Moderna është kompania e dytë e madhe farmaceutike që paraqet brenda një jave të dhëna pozitive për studimin kryesor për një vaksinë kundër Covid-19. Më herët kishte qenë sipërmarrja gjermane BioNTech dhe partneri amerikan Pfizer që i zbuluan botës suksesin e tyre.

Tanimë parashikohet që SHBA-të të dalin në treg me dy vaksina përgjatë muajit dhjetor, ndërkohë që vitin e ardhshëm vaksinat pritet të shpërndahen në tregun global. Mediat ndërkombëtare duke cituar shkenctarët thonë se Moderna mund të fitojë pikë lidhur me përparësitë për magazinimin.

Vaksina e Modernas mund të transportohet më lehtë pasi nuk kërkon frigorifer të ftohtë, ndryshe nga vaksina e BioNTech dhe Pfizer.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here