OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve në Fushë Krujë dhe Durrës

0
447

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Fushë Krujë dhe Durrës ku i ka nisur formularin 2 të dënuarve.

Ata janë Shkëlqim Miri dhe Adem Keçi të dy të dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Sh. M., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

A. K., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

burimi:/lajmifundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here