Rama viziton spitalin e fëmijëve dhe ‘thumbon’ opozitën: Sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe

0
743

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku pa nga afër spitalin e fëmijëve. Teksa u shpreh se është krenar për punën që qeveria bën për shëndetësinë, Rama nuk la pa ironizuar opozitën.

Kryeministri i shpreh ndër të tjera se do të vazhdojnë punën për investimet në shëndetësi.

“Shikojeni Spitalin e Ri të Fëmijëve dhe urdhëro le të flasin ata që sa herë thithin ajër nxjerrin një fjalë të keqe!

Jam shumë krenar që kjo qeveri po ndërton spitale e po rindërton struktura të tëra shëndetësore, të cilat para 7 vjetësh as më optimisti nuk i imagjinonte dot se mund t’i shihte ndonjëherë në Shqipëri!

Dhe do të vazhdojmë, papushim, me mund e me durim, t’ia kthejmë krejtësisht faqen shërbimit tonë shëndetësor, por ndërkohë, fakti është se në këto 7 vjet kemi bërë më shumë se në dekada të tëra bashkë”, tha Rama.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here