“UÇK s’ishte ndërmarrje kriminale”/ Avokati i Kadri Veselit: Pse Prokuroria po tenton kaq shumë që…

0
754

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ndërsa iu drejtua Prokurorisë në seancën e dytë që po mbahet në Hagë, tha se UÇK nuk ishte “ndërmarrje e përbashkët kriminale” sikundër cilësohet në aktakuzë.

Ndër të tjera ai kritikoi Gjykatën Speciale për kohën e shkurtër për mobilizimin e mbrojtjes në rastin e gjykimit të ish-drejtuesit e UÇK.

“Së pari për sa i përket afateve kohore të detyrimeve të prokurorit gjatë fazës fillestare dhe hetimeve të mbrojtjes sigurisht që testi për këtë është pamjaftueshmëria e kohës për mobilizim e mbrojtjes.

Duhet të ndërmerret një qasje e arsyeshme duke përdorur të drejtën themelore të nenit 6 të Konventës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Pra, duhet kohë që mbrojtja të mobilizohet në mënyrë që të bëjnë një hetim efektiv”, tha Emmerson.

Ky i fundit parashtroi një pyetje në seancë, ku tha se: “Pse Prokuroria po tenton kaq shumë që të vonojë përgatitjet e mbrojtjes?!

AFATI I GJYQIT

Nga ana tjetër, David Hooper, avokati i Hashim Thaçit e konsideroi absurd që gjykimi të ndodhë në qershor të vitit të ardhshëm, duke u shprehur se kjo mund të ndodh pas një viti dhe jo më 2021-shin.

Ai u shpreh se Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi 5 vjet, dhe se ka vepruar në periudhën para Covid-it, ndërkohë që tani bota po jeton me pandeminë dhe na duhen 18 muaj që të nisim gjykimin.

“Propozimi që ky gjykim të filloj në qershor është absurd. Jo vitin e ardhshëm, ndoshta një vit më pas. Këto vlerësime të përafërta janë diskutuar me kolegë të tjerë.

Sa i përket aktakuzës, kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar, ku nuk jepet dita ose data, kjo nuk është adekuatë. Redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël.

Këto janë mjaft detyra të rëndësishme që kryhen nga oficerë përgjegjës dhe si rezultat kemi një defekt të madh sa i përket përshtatshmërisë”, tha avokati Hooper.

Avokati Kadri Veselit-gjyqi-Hage

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here