
Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, ka vendosur të kaloje për gjykim çështjen ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Ish-drejtuesi i institucionit te Akuzes do te gjykohet për akuzën e “Mos deklarimit të pasurisë” 3 here, ndërkohë që më herët SPAK-u nuk gjeti asnjë prove për dyshimet fillestare mbi “korrupsion dhe pastrim parash.
Ndërkohe që ka vendosur kalimin e çështjes në gjyq, gjyqtarja ka hequr edhe sekuestron e pasurive të Llallës, të cilat sipas palës mbrojtëse, janë mbajtur të bllokuara në mënyrë të paligjshme për më shumë se dy vjet e gjysmë.
Në seancën e sotme, avokati mbrojtës i Llallës, Sokol Hazizaj, ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi nga ana e prokurorisë SPAK nuk ekziston asnjë prove që ta ngarkojë me përgjegjësi penale.
Për avokatin Hazizaj, vendimi për të kaluar rastin për gjykim dëshmon se ka qenë i paragjykuar.
Tashme, pas këtij vendimi, pritet që Gjykata Kundër Krimit te Organizuar e Korrupsionit të caktojë trupën gjykuese, që do të marrë ne shqyrtim rastin “Llalla”.