Sërish rekord të infektuarish/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona janë testuar pozitivë në 24 orët e fundit, 11 qytetarë humbin betejën me virusin

0
31

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 786 persona, ndërsa kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me COVID-19. Kështu numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë llogaritet 30,623, ndërsa ai i viktimave në 657.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër,  31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, 2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Gjithashtu ju Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet  e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  786

Të shëruar ne 24 orë                349

Të shtruar në spitale               424

Humbje jete në 24 orë                    11

Testime ditore                         2,592

Testime totale                165,617

Raste pozitive               30,623

Raste të shëruara          14,565

Raste Aktive                  15,401

Humbje jete                     657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         7671

Fier                      1178

Durrës                 1176

Korçë            903

Shkodër        841

Elbasan        761

Vlorë               717

Lezhë           671

Berat               519

Gjirokastër    463

Kukës            353

Dibër                 148

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here