VIDEO/ “Shtëpitë kurrë mos mbarofshin. Ti je rreze drite”- Qytetari “ngre në qiell” kryeministrin Rama: Nuk të tradhtoj asnjëherë edhe sikur…

0
55

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër pasditen e sotme punimet për banesat e reja në zonën e Kavajës, të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të vitit të shkuar.

Gati dhe infrastruktura e dy blloqeve të Rilindjes pas tërmetit dhe në pak javë nis puna për pallatet e reja, ku do të strehohen familjet kavajase që në 26 nëntor humbën apartamentet e tyre”, shkruan kryeministri.

Gjatë takimeve me banorë, njëri prej tyre nuk u kurseu lëvdatat për kreun e qeverisë.

Qytetari: Je i nderuar dhe i respektuar ti që na vjen dhe na viziton ne dhe lëshon rreze drite që na shëron ne

Edi Rama: Po mbaron shtëpia

Qytetari: Kur të mbarojë të mbarojë. Ne nuk jemi asnjëherë kundër teje. E ke artist atë

Edi Rama: I mirë është i mirë

Qytetari: Nuk të tradhtoj kurrë asnjëherë, edhe kurrë mos mbarofshin shtëpiat! Djali im

Edi Rama: Çuni është? Për vit të ri do hyni brenda

Qytetari: Edhe sikur të mos hyjmë brenda nuk të tradhtoj asnjëherë.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here