“Më lindte dëshira për t’ia përplasur në fytyrë”- Adrola Dushi “shpërthen” ndaj “gënjeshtarëve”: I shoh drejt në sy dhe ndjej keqardhje

0
522

Një postim i fundit në Instastory nga Adrola Dushi ka tërhequr sërish vëmendjen, pasi modelja bukuroshe i drejtohet njerëzve që gënjejnë.

Edhe pse në fund të postimit ka shkruar “e huazuar”, çdo gjë e merr nismën nga diku, prandaj edhe fjalët që shkruhen në postim mund t’i drejtohen dikujt.

Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë.

Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz.

Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”,- shkruhej në postim.

Adrola është shpërngulur prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku jetojnë familjarët e saj dhe ku ajo vetë ka vazhduar karrierën.

Megjithatë, modelja udhëton shpesh drejt Shqipërisë, ku ka ende miq e të afërm, qoftë edhe për shkak të projekteve në lidhje me punën.

Kohët e fundit ajo pozoi në rrugët e New York-ut me flamurin kuq e zi në krahë, ndërsa postimin e shoqëroi me një poezi të Gjegj Fishtës.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here