Pandemia/ Mali i Zi shtrëngon masat në pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Murriqanit! Ja kush do të jenë kategoritë që do lejohen të kalojnë

0
604

Policia Kufitare e Hanit të Hotit dhe Murriqanit ka bërë të ditur se Mali i Zi ka ndërmarrë një sërë masash kufizuese për shtetasit shqiptarë që kërkojnë të kalojnë kufirin.

Sipas njoftimit behet me dije se do të lejohet të hyjnë në Malin e Zi vetëm shtetasit që kanë lejë qëndrimi, leje pune apo ata që kalojnë tranzit drejtë Aeroporti të Podgoricës, këtë të fundit duhet ta vërtetojnë me anë të biletave.

Ndërkohë që do lejohen vetëm personat që kanë prenotuar hotelet në Malin e Zi, ndërsa për transportin me kampione nuk do të ketë kufizime.

“Autoritetet e Policisë Malazeze, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Pikës së Kalimit Kufitar Bozhaj/Hani i Hotit, sqarojnë se në kuadër të kufizimeve të reja për shkak të pandemisë COVID-19, deri ditën e hënë, datë 23.11.2020, do të lejohen të hyjnë në Malin e Zi, vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave).

Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi.

Nuk ka ndryshime, përsa i takon lëvizjes së mjeteve të transportit dhe të regjimit tregtar.

Këto kufizime janë të vlefshme edhe për Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan dhe Bashkim. Në Pikën Bashkim Vermosh, lejohen vetëm shtetasit shqiptarë të cilët duan të dalin nga Mali i Zi, në drejtim të Shqipërisë.

Policia Kufitare Shkodër, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk bëjnë përjashtim nga këto kufizime, të shmangin udhëtimin në drejtim të këtyre Pikave të Kalimit Kufitar”, thekson Policia kufitare e Hanitt ë Hotit dhe Murriqanit.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here