Rama dhe Manastirliu i urojnë ditëlindjen shefes së Spitalit Infektiv: U shfaqe kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme

0
583

Shefja e Spitalit Infektiv, doktoresha Najada Çomo ka festuar sot ditëlindjen në ambientet e punës. Çomo është një prej mjekëve më të mira në Shqipëri dhe po përballet prej muajsh me fluksin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Kryeministri Edi Rama e ka uruar shefen e Spitalit Infektiv me anë të një postimi në Facebook.

Rama shkruan se profesoreshë Najada Çomo u shfaq “kaq admirueshm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë njëherë në shekull”.

“Edhe 100   Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!”, thekson kryeministri.

Më herët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një urim dhe foton e profesoreshë Çomos, me lule në dua në korridorin e Spitalit Infektiv.

“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, thekson Manastirliu.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here