“Adem Jashari i dëshmoi botës se liria nuk ka çmim”/ Basha nderon heroin legjendar: Sakrifica e tij është sot frymëzim për çdo shqiptar

0
791

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nderuar heroin legjendar, Adem Jashari, i cili lindi më 28 nëntor. Ai tanimë ka një shtatore në Tiranë, e ngritur 8 vite më parë.

“Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim”-thotë Basha, duke shtuar se sakrifica e tyre është sot frymëzim për çdo shqiptar.

Reagimi i plotë:

Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari!

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here