“Asnjë forcë e errët nuk do të baltosë luftën e shqiptarëve në Kosovë”- Këlliçi takim me Ramush Haradinajn

0
790

Kreu i Forumit Rinor i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai thekson se i ofroi Haradinajt në emër të forumit rinor gjithë mbështetjen për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së si luftëtarë të paepur të lirisë.

Reagimi i plotë:

Krenar që në Ditën e shenjtë të Pavarësisë takohem me komandantin e luftës për liri në Kosovë, Ramush Haradinajn. I jam thellësisht mirënjohës që më bujti në shtëpinë e tij pikërisht sot, më 28 Nëntor!

E falenderoj nga zemra për gjithë sakrificën e tij dhe të familjes Haradinaj për çështjen kombëtare.

Në emër të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i shpreha Z. Haradinaj gjithë mbështjetjen tonë për kauzën mbarëkombëtare të mbrojtjes së imazhit dhe nderit të UÇK-së si luftëtarë të paepur të lirisë.

Asnjë forcë e errët brenda dhe jashtë Shqipërisë, sado pushtet të ketë, nuk do të arrijë të baltosë luftën e shqiptarëve në Kosovë dhe prijësit e tyre.

Është në nderin tim dhe të çdo të riu demokrat, t’i gjendemi në krah Z. Haradinaj dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Faleminderit mik i shtrenjtë!

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here