Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë bën bashkë Metën dhe Ramën

0
349

Është mbajtur në Vlorë, në kushte të pazakonta pandemie, ceremonia e ngritjes së flamurit.

Të pranishëm ishin presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryeministri, Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Figurat politike në fjalë vendosën kurora me lule në monumentin e pavarësisë.

Si sot, 108 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurtër, pasi për pak më shumë se një vit, ajo u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshonte vend një qeverie të drejtuar nga një princ i huaj, i emëruar nga fuqitë e kohës.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here