FOTOLAJM/ Një 28 Nëntor ndryshe në Shqipëri, flamuri kuqezi valëvitet në Spitalin Infektiv

0
800

Ky përvjetor i 108-të i Ditës së Pavarësisë e gjen Shqipërinë në një situatë të pazakontë, teksa përballet me pandeminë Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manstirliu ka publikuar dy foto në rrjetet sociale ku shfaqen mjekë teksa valëvisin flamurin kombëtar në ballkonin e Spitalit Infektiv.

Ndonëse “bluzat e bardha” janë në vijën e parë të frontit në përballje me Covid-19, disa mjekë nuk kanë harruar festën e flamurit.

Në mesazhet dhënë qytetarëve ministrja Manastirliu ka apeluar që të tregohet kujdes gjatë ditëve të festës. “Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, ka deklaruar ajo.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here