Shqiptari qëllohet me tetë plumba në mes të Brukselit

0
323

Një emigrant shqiptar është vrarë me armë zjarri në Bruksel gjatë mbrëmjes së kaluar.

Mediat belge raportojnë se ai u qëllua me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima është i datëlindjes 1982.

Sipas hetimeve të para dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë.

Në vendin e ngjarjes, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.

Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit dhe pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here