U vra në Bruksel, mësohet lidhja e shqiptarit me porositësin e disa vrasjeve në Elbasan

0
360

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 38-vjeçarin shqiptar të vrarë mbrëmë në Bruksel.

Mësohet se Ardit Spahiu është kunati i Erion Alibejt, një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan, i cili u arrestua pak kohë më parë.

Ky i fundit akuzohet se është porositës i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ngjarja e rëndë që ndodhi dje të ketë lidhje me veprimtaritë e kunatit të tij, që tashmë ndodhet pas hekurave.

38-vjeçari ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.

Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.

Policia e ka cilësuar Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.

burimi:lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here