Do të votohen nesër në Parlament/ Zbulohen emrat e Komisionit Hetimor për raportin e Dick Marty-t

0
21

Janë zbuluar emrat e pjesëtarëve të Komisionit Hetimor që u ngrit për të hedhur dritë mbi akuzat e pretenduara të Dick Marty-t. Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj. Ndërkaq, nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku dhe Enver Roshi. Po ashtu pjesë e komisionit do të jetë edhe deputetja Elena Xhina.

Emrat e lartpërmendur pritet që të votohen nesër gjatë seancës parlamentare. Kujtojmë që me 83 vota pro, Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për të hedhur dritë mbi akuzat e anëtarit të Këshillit të Europës, Dick Marty, mbi krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe 17 deputetë të tjerë socialistë do të hetojë këto akuza për krimet e pretendua të bëra nga UÇK-ja në Shqipëri përgjatë viteve 1999-2000, edhe pse më herët në Shqipëri ka mbërritur një mision faktmbledhës për të hetuar mbi akuzat në raportin e Dick Marty.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here